Në Universitetin “Ukshin Hoti” sot mbahen zgjedhjet studentore
22 mars 2018
| 11:34
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot po mbahen zgjedhjet për Këshilla studentore të fakulteteve dhe për Parlamentin studentor.
Komisioni Zgjedhor ka bërë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa të gjitha votimet janë hapur në orën 8:00.
Me këtë rast u bëhet thirrje të gjithë studentëve që të marrin pjesë në zgjedhje duke e ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për dy vitet e ardhshme.
Vendvotimet janë të hapura deri në orën 18:00