Në UP përfundojnë me sukses trajnimet e QPM-së për semestrin veror

04 korrik 2024 | 12:10

Qendra për Persosmëri në Mësimdhënie (QPM) ka përfunduar me sukses ciklin e fundit të moduleve trajnuese për semestrin veror.

Vetëm gjatë muajit qershor, mbi 150 pjesëmarrës/staf akademik kanë ndjekur një mori të larmishme të moduleve trajnuese, që synojnë prezantimin e praktikave më të mira dhe inovative të mësimdhënies.

UP-ja është i përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, ku kjo përfshin investime në zhvillimin e kurrikulave inovative dhe në trajnimin e vazhdueshëm të stafit akademik.

QPM-ja vazhdon me sesionet e veta trajnuese në shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piotr Zielinski është përforcimi i fundit i Interit për sezonin…