Në UPZ u mbajt Panairi i Katërt i Karrierës

28 nëntor 2019 | 16:55

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është mbajtur Panairi i Katërt i Karrierës, i bashkë organizuar me organizatën gjermaneve GIZ, ku kanë marr pjesë dhjetëra kompani nga Prizreni, rajoni dhe i gjithë vendi.

Rektori i UPZ-së, prof. asoc. dr. Ismet Temaj bëri hapjen e punimeve të panairit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it, punëdhënësit për bashkëpunimin në organizimin e këtij panairi shumë i rëndësishëm për studentët e këtij universiteti.

Ai ka theksuar se në të gjitha programet e UPZ-së dalin kuadro shumë të përgatitur për tregun e punës, duke shtuar se ngjarje të tilla do të organizohen çdo vjet në UPZ.

Rektori Temaj ka falënderuar koordinatoren e këtij panairi nga UPZ-ja prof. ass. dr. Serdan Kervan e cila ka kryer një punë të mrekullueshme që gjithçka të shkoi mirë. Kreshnik Basha nga GIZ-i ka theksuar se kjo organizatë me mbështetjen e qeverisë gjermane ka për synim që t’i ofrojë studentët dhe punëdhënësit .

Prof. ass. dr. Shemsi Morina, prorektor në UPZ, ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar, GiZ-in, kompanitë, studentët, dekanin e fakultetit Ekonomik dhe në veçanti Serdan Kervanin për kontributin e dhënë që gjithçka të shkojë mirë.

Kjo ngjarje ishte  një mundësi e mirë ndërveprimi midis universitetit dhe punëdhënëseve të profileve të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Real Madridit, Eden Hazard është lënduar në ndeshjen…