Në Urgjencën e re në Podujevë fillon dhënia e shërbimeve shëndetësore

02 dhjetor 2024 | 12:06

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, e kanë vizituar Urgjencën e re, ku aty tashme do të ofrohen shërbimet shëndetësore.

Kryetari Bulliqi gjatë kësaj vizite ka takuar stafin shëndetësor, të cilëve u ka uruar suksese dhe punë të mbarë në objektin e ri. “Theksova rëndësinë e përkushtimit të tyre për të garantuar shërbime sa më cilësore për pacientët. Urgjenca e re ofron kushte moderne dhe të favorshme jo vetëm për stafin, por edhe për pacientët, të cilët tashmë do të kenë qasje në një hapësirë të re dhe shumë të përshtatshme për nevojat mjekësore. Urime dhe suksese stafit shëndetësor dhe të gjithë qytetarëve!”, tha kryetari Bulliqi.

Në objektin e vjetër të emergjencës edhe më tutje mbetet Shërbimi i infuzioneve dhe kujdestaria e natës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi e Vjosa kanë luajtur ndeshje të fortë të dielën…