Në Velipojë vdes zyrtari policor Hasan Hysenaj
Zyrtari policor Hasan Hysenaj ka vdekur sot në plazhin e Velipojës.
Lajmin e ka konfirmuar familjari Fehmi Hysenaj, i cili ka theksuar se Hasani do të kujtohet gjatë për urtësinë vizionin dhe shërbimin për vendin.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh pranuam lajmin për humbjen e hershme të djalit të axhës sim Hasan Hysenaj, zyrtar policor, i cili sot u nda nga jeta në Velipojë. Hasani do të kujtohet gjatë për urtësinë vizionin dhe shërbimin për vendin. Ishte i persekutuar rëndë nga regjimi serb, pasojat e të cilave i vuajti deri sot”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Fehmi Hysenaj.
Policia e Shqipërisë më herët në një komunikatë për media ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor të Kosovës.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Policisë së Shqipërisë.