
Në vend të reagimit / Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut, me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike
Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv SHSHA-së në Çikago, IL-ShBA
Në Shkup përmes porosisë ,,shkencore,,(sic!) të Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut, është botuar libri mësimor për lëndën e historisë për klasën e shtatë, ku, përseri autorët (maqedonas) me mendësi kundër shqiptare, kanë bërë lojë fjalësh e fyerjesh për kombin shqiptar.
Në botimet e librit shkollor për lëndët mësimore të historisë e të gjeografisë, ndër vite janë bër fyerje, denigrim të përmasës se kombi shqiptar në hapësirën etnike,sipas të ,,dhënava shkencore,, (sic!) paskëshin ardhur nga malet (sic!). Për këtë paraqitje kundër kombit shqiptar, korpusi politik shqiptar, mbeti veçse si spektator i ngjarjeve për librin mësimor me shenjën e fyerjeve e të denigrimit të kombit shqiptar.
Përkitazi me këta skenarë të njohur kundër kombit shqiptar, qyshse nga vitet 1945 e deri më sot,qarqet e regjimeve komuniste e tashti me kostumin e ,,demokracisë,, (sic!) nuk e kanë ndërruar politikën zyrtare në Shkup,në të gjitha rrafshet deri të fëmija i pasalindur shqiptar, të mbajnë qëndrim për ,,pakicën shqiptare,, (sic!) dhe, gati-gati si qiragjinjë në hapësirën e diellit të tij!
Pse po ndodh kjo? Kur dihet se përmes koalicioneve politike shqiptare me partitë maqedonase, në kabinetin qeveritar në Shkup kemi pasur të emëruar gjashtë ministra shqiptar të arsimit, që përkitazi në rrafshin e botimit të librit mësimor për arsimin dhe shkollën shqipe, janë bër këto lëshime deri në përmasën e denigrimit të historisë të kombit shqiptar.
Në hapësirën shqiptare nuk kemi unifikim, kemi përqarje dhe, në vijat e tarsha për shkak të privilegjeve politike të korpusit politik shqiptar, kanë shkuar në dyert e qeverisë maqedonase si argat e veçse numra qeveritar (sic!) kemi rastin më të shëmtuar të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pa turp e pa shijen politike e thotë për hatër të regjimit maqedonas se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut (sic!). Shteti shqiptar e ka të drejtën kushtetuese të mbrojë e të avancojë çështjen shqiptare në trojet etnike të ndara e të grabitura nga fqinjët ballkanik.
Për fund kur do të ndalet kolovajza kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut?!
Çikago, më 23 prill 2025