‘Në vendet e Kosovës të banuara me serbë pati frikësim të votuesve’
Kryesuesja e Misionit vëzhgues të BE-së në zgjedhjet e parakohshme, Viola von Cramon-Taubadel, ka mbajtur një konferencë për medie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ajo ka thënë se në trevat e Kosovës të banuara me serbë ka pasur frikësim të kandidatëve dhe përkrahësve që nuk janë rreshtuar me Listën Serbe.
“Ambienti i fushatës në trevat e banuara me serbë të Kosovës u cenua nga frikësimi që i vuri në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Listën Serbe”.
“Keqpërdorimi i resurseve publike dhe mungesa e transparencës në kuptim të financimit të fushatave rezultoi në fushë-lojë të pabarabartë në mbarë Kosovën”.
“Përsëritja e problemeve sistematike që janë identifikuar, janë çështje që duhet të adresohen urgjentisht në mënyrë që Kosova të jetë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, ka thënë ajo. /KK/