Në verë, mos bëni këtë gabim me kremin e diellit
Është e thjeshtë të mendosh se s’mund të bësh gabime me vendosjen e kremit kundër diellit. Gjithsesi punën e saj do ta bëj apo jo? Epo, na lejoni t’ju themi se ky nuk është më një argument dhe se gjatë gjithë kësaj kohe e kemi aplikuar gabim, aq sa me shumë gjasa nuk ka bërë efektet e duhura.
Fillimisht aplikojeni që brenda
Duhen 15 minuta që trupi ta absorbojë kremin para daljes në diell. Kjo do të thotë që duhet të lyheni 30 minuta para se të dilni, për t’u siguruar që jeni plotësisht të mbrojtur. Nëse keni në plan të qëndroni gjatë në diell, aplikojeni sërish pas një farë kohe.
Zgjidhni SPF-në e duhur
Minimumi që mund të merrni është faktori 15, që mund t’ju mbrojë deri në 93% nga rrezet e këqija. Kurse ai me faktor 30 deri në 97%. Zgjedhjen do ta bëni në varësi të qëndrimit në diell dhe ndjeshmërisë që lëkura juaj ka.
Riaplikoje në kohën e duhur
Përsëritja duhet të bëhet çdo dy orë por nëse notoni apo e ndjeni veten të pahidratuar, merrni kremin dhe vendoseni menjëherë.
Kujdes me datën e skadencës
Nëse e keni përdorur vetëm gjatë verës, mund të përdorni të njëjtin krem edhe verën tjetër. Gjithsesi, duhet të bëni kujdes kur e ,byllni apo ku e vendosni pas plazhit. Nëse e keni harruar për 1 vit diku në makinë, me shumë gjasa nuk do të ketë më të njëjtin efekt.