Në veri ka mundur të ndodhë diçka më e tmerrshme, NATO ta hetojë ngjarjen

29 shtator 2023 | 08:37

Analisti Edward Joseph tha se sulmet e së dielës në veri të Kosovës mund të shkonin edhe më keq.

Kur tha këtë, analisti u bazua në armatimet e terroristëve serbë që kishin dhe shenja ku lexonte KFOR mbi armë.

“Ne kemi parë prova dhe është e frikshme se sa shumë armatime kishin me vete sulmuesit serbë. Kishin madje dhe shenja të cilat lexonin KFOR mbi armatimet e tyre. Mesa duket ata ishin duke u përpjekur ose do të ndërmerrnin ndonjë sulm edhe më të tmerrshëm” – u shpreh Joseph në një intervistë për Euronews Albania.

Ndërkaq, sipas tij, sulmet duhen hetuar nën mbikëqyrjen e NATO-s.

“Çdo gjë që lidh sulmuesit me Listën Serbe është një lidhje me qeverinë e Beogradit. Për këtë zhvillim shumë serioz dua të them se ajo që Borrell e quajti agresion terrorist dhe ajo që tha Hovenier se ka qenë një plan për të destabilizuar rajonin duhet të ketë një hetim të udhëhequr nga NATO për të zbuluar të gjitha faktet për këtë ngjarje” – u shpreh Joseph.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi, tha se pas zhvillimeve në…