Në veri sërish gjenden armë e uniforma ushtarake

03 dhjetor 2024 | 19:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot si rezultat i patrullimeve dhe angazhimeve nga njësite relevante policore, janë siguruar informacione se në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, dyshohej se gjenden të fshehura armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim:

• Një armë AK-47 e demontuar.
• Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët.
• Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike.
• Municion të kalibrave të ndryshëm.
• Një helmetë ushtarake.
• Dhjetë rripa për uniforma ushtarake.
• Një kapelë ushtarake.
• Dy çantë ushtarake.
• Një shall kamuflazhi për snajper.
• Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë.
• Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez.
• Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në ruajtjen e rendit kushtetues dhe njëherit siguron qytetarët pa dallim se këto masa janë ndërmarrë në interes të sigurisë së tyre, parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt, ka njoftuar policia, duke theksuar se situata e sigurisë në nivel vendi vlerësohet e qetë, aktualisht një situatë e qetë vlerësohet edhe në veri të vendit, por siç kanë bërë me dije në vazhdimësi, në veri është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, sikurse rasti i sulmit kriminal terrorist i ndodhur me 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, të komunës së Zubin Potokut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel, ku…