
Në Vërmicë do të vendoset E-Kiosku për lëshimin e dokumenteve
30 gusht 2019
| 16:01
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, ka bërë me dije se në pikën kufitare në Vërmicë do të vendoset E-Kiosku për lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile.
Xhemajlaj ka thënë se ky vendim ka ardhur pas shumë kërkesave të qytetarëve.