Në vetëm 3 ditë, Angelina Jolie theu rekordin e Jennifer Aniston për…

25 gusht 2021 | 11:21

Javën e kaluar, Angelina Jolie vendosi që t’i bashkohej rrjetit social “Instagram”. Aktorja e famshme e Hollywood-it, mori këtë vendim për të folur rreth situatës në Afganistan. E  postimi i parë ishte letra e një vajze afgane.

Lajmi se aktorja, e cila shquhet për të qenit një person privat, iu bashkua mediave sociale, u përhap në të gjitha mediat. Madje, llogaria e saj theu rekord pasi arriti në mbi 2 milionë ndjekës në vetëm 3 orë, sipas “Page Six”.g

Më parë ky rekord mbahej nga aktorja Jennifer Aniston. Aktorja u nderua me Rekordin Botëror Guinness për llogarinë e Instagramit që arriti 1 milion ndjekës në kohën më të shkurtër, brenda 5 orëve dhe 16 minutave nga hyrja në platformën e mediave sociale, në tetor të vitit 2019.

Rikujtojmë që Aniston dhe Jolie i lidh edhe një e shkuar, pasi të dyja kanë qenë të martuara me aktorin Brad Pitt.

Aniston dhe Pitt kanë qenë të martuar për pesë vjet nga viti 2000 deri në 2005-ën. Çifti u nda pasi Pitt u takua me Jolie në xhirimet e “Mr dhe Mrs. Smith”. Pas shumë vitesh lidhje, Jolie u martua me Pitt në vitin 2014 dhe më pas ata u ndanë në vitin 2019.

Jolie dhe Pitt janë prindër të gjashtë fëmijëve: Shiloh Jolie-Pitt, Vivienne Marcheline Jolie-Pitt, Maddox Chivan Jolie-Pitt, Knox Léon Jolie -Pitt, Zahara Marley Jolie-Pitt dhe Pax Thien Jolie-Pitt. Aktualisht, aktorja ka arritur 9.6 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale.

Në vetëm 3 ditë, Angelina Jolie theu rekordin e Jennifer AnistonNë vetëm 3 ditë, Angelina Jolie theu rekordin e Jennifer AnistonNë vetëm 3 ditë, Angelina Jolie theu rekordin e Jennifer Aniston

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se Dega e…