Në vigjilje të 15-vjetorit të Pavarësisë, Reka pret në takim komandantin e batalionit “Atlantiku”
08 shkurt 2023
| 18:39
Në vigjilje të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim komandantin e batalionit “Atlantiku”, Gani Shehun, i cili i priu luftëtarëve nga Amerika, në luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Falenderim i përjetshëm për të dhe për të gjithë bijt e bijat e kombit që luftuan për liri”, ka shkruar Reka në “Facebook”.