Në Viti, burri rrah ish-bashkëshorten e cila kishte urdhër mbrojtës
Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pasur urdhër mbrojtës, derisa i është ofruar edhe tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur të premten në Viti.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viti 26.06.2024 – 16:43. Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.