Në vitin 2019 në Mitrovicë janë realizuar 287 ndërmjetësime të rregullta në punë

04 mars 2020 | 14:11

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka pritur të mërkurën në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Punësimit në Mitrovicë, Besmir Salihun.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i raportit vjetor për realizimin e aktiviteteve në Zyrën e Punësimit, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndër institucional në shërbim të qytetarëve të komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast drejtori Salihu ka theksuar se gjatë vitit 2019 kanë realizuar gjithsej 287 ndërmjetësime të rregullta në punë, dhe mbi 400 të ndërmjetësuar në Zyrën e Punësimit përmes Programeve Aktive të Tregut të Punës.

Po ashtu ai ka përmendur disa nga projektet që janë realizuar në vitin paraprak, në të cilat ka qenë e përfshirë edhe komuna.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit për mbylljen para kohe të Turit të Arabisë…