Në vitin e fundit të mandatit Kurti thotë se do të shtojë investimet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të tij ka mbledhur Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime teksa ka bërë thirrje për më shumë investime.
Në takimin e së martës kishte ftuar edhe ministrat, përfaqësues të misioneve diplomatike, ndërmarrës dhe drejtues të shoqatave të bizneseve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se nëpërmjet besimit, dialogut dhe bashkëpunimit në KKEI, Kosova do të mund të bëhet më e fortë dhe më e begatë.
“Le të shtojmë investimet, të zhvillojmë fuqinë tonë punëtore dhe të krijojmë një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.
“Në takimi i sotëm të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investim, bashkë me ministra të qeverisë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe ndërmarrë e drejtues të shoqatave të bizneseve, theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe atij publik, të vetëdijshëm se Dialogu Publik Privat i strukturuar mirë transformon ekonominë tonë”, ka shkruar Kurti.