Në Vraniq të Gjakovës përkujtohen dëshmorët e familjes Lleshi
Sot përkujtohet beteja e familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës si dhe mbahet tubim përkujtimor në nderim të katër dëshmorëve të kësaj familjeje të rënë në beteja të ndryshme.
Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot me datë 7 gusht 2018, duke filluar nga ora 17:00, në fshatin Vraniq të komunës së Gjakovës, mbahet Tubim Përkujtimor për nder të dëshmorëve të kombit nga familja Lleshi.
Në këtë tubim përkujtimor do të përkujtohen dëshmorët Mark Tunë Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, të rënë dëshmorë më 7 gusht 1998, dhe Prend Zef Lleshi e Memë Zef Lleshi, të rënë dëshmorë më 28 janar 1999 të rënë Rogovë të Hasit.
Poashtu me rastin e 20 vjetorit të betejës së familjes Lleshi kundër forcave serbe u mbajt akademi përkujtimore, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ditën e hënë, në të cilën u përkujtuan dëshmorët Mark Tunë Llëshi, Kolë Gjon Lleshi, Pren Zef Lleshi si dhe Memë Zef Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës.