Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

30 gusht 2022 | 10:08

Në orët e mbrëmjes së datë 29 gusht, njësitet policore në Vushtrri kanë arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara pasi te i njëjti gjatë kontrollit të detajuar në brez i është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me pesëmbëdhjetë fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. B., 22-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për…