Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘lëndim trupor’
21 shkurt 2019
| 14:38
Në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim trupor’.
Sipas deklarimit të ankueses/viktimës, bëhet me dije se ajo ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka kërkuar tretman mjekësor.
Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim trupor’ dhe ‘dhunë në familje’. Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
/Epoka e re/