Në Vushtrri qytetarët mbajnë distancën
24 mars 2020
| 11:30
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka treguar se Policia e Kosovës është duke u kujdesur për të vendosur rend derisa qytetarët po presin ta marrin asistencën sociale. Tahiri ka thënë se Policia është duke u kujdesur që të ruhet distanca fizike në mes të njerëzve që po presin në rend, ndërkohë ka shtuar se me bashkëpunim do të kalohet një situatë e tillë e krijuar nga pandemia COVID 19.
“Policia e Kosovës kujdeset për ruajtjen e distancës fizike gjatë shpërndarjes së asistencës sociale në Vushtrri. Edhe këtë situatë e kalojmë me bashkëpunim. #rriNshpi #papolitikë ruaje veten e familjen nga #coronavirus”, ka shkruar Tahiri.