
Në Vushtrri rinovohet objekti i Brigadës së Zjarrfikësve
16 nëntor 2023
| 13:32
Komuna e Vushtrrisë ka bërë renovimin e tërësishëm të objektit të Brigadës së Zjarrfikësve.
Këtë lajm e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se ky është investimi i radhës për përmirësimin e kushteve të punës së zjarrfikësve, pas investimeve në pajisje dhe automjete.
“Pas investimeve në pajisje dhe automjete, si Komunë kemi rinovuar objektin e Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, ku tashmë heronjtë tanë do të kenë një objekt dinjitoz të punës”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.