Në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet për rëndësinë e vaksinimit anti-Covid
23 korrik 2021
| 08:41
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë me dije se sot në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma do të flitet për rëndësinë e vaksinimit anti-Covid.
Në njoftimin për media, BIK fton qytetarët që t’i përgjigjen qeverisë për vaksinim.
“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të coronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual”, thuhet në njoftimin për media.