Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it
25 shtator 2023
| 23:44
Policia e Kosovës, në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, sekuestruan një automjet të tipit xhip mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.
Ai sipas gjetjeve të policisë, i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiq, i cili ishte i përfshirë në sulmin dhe vrasjen e së dielës në veri, transmeton klankosova.tv.
Por, Klan Kosova merr vesh që në xhipin e Radojiçiqit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.