Ne-Yo thotë se kapelat janë si fëmijët e tij
22 korrik 2019
| 11:01
Këngëtari, tekstshkruesi, producenti, aktori dhe valltari, Ne-Yo, që pothuajse asnjëherë nuk shihet pa kapelë në kokë, së fundmi ka treguar se sa i rëndësishëm është ky aksesor për të.
Gjatë paraqitjes së tij në një festival në Miami, fansat e kanë lutur Ne-Yo që ta hedhë kapelën e tij drejt turmës.
Por ai ka dhënë një përgjigje për fansat: “Ju e dini se këto kapele për mua janë si fëmijët e mi. Unë nuk mund thjesht t’i hedh fëmijët e mi”.