Në Zelandën e Re ndryshon ligji i armëve pas sulmeve në xhami

18 mars 2019 | 12:53

Qeveria në Zelandën e Re ka mbështetur në parim ndryshimet në ligjin e armëve, të cilat kryeministrja Jacinda Ardern i ka bërë me dije menjëherë pas masakrës në dy xhami të Christchurchit, ka lënë të vdekur 50 persona.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë të hënën se brenda ditëve do të bëjë të ditura detajet e Ligjit të ri për armët.

“Brenda dhjetë ditëve të këtij akti të tmerrshëm të terrorizmit ne do të njoftojmë për reformat që, unë besoj se do ta bëjnë komunitetin më të sigurt”, ka thënë Ardern gjatë një konference për media, pasi ka mbajtur një takim me kabinetin e saj, për të diskutuar reformat në ligjin e armëve, pas të ngjarjes më të rëndë me të shtëna me armë zjarri që ka ndodhur në këtë vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Lazios, Valon Berisha dhe ai i Zurich, Hekuran…