Në zgjedhje do të marrim 51 apo 52 %

21 mars 2024 | 07:59

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur për kërkesën e vazhdueshme të opozitës për zgjedhje.

“Nuk ka javë që opozita nuk ka folur për zgjedhje. LV-ja do të jetë njësoj, si shkuam në zgjedhje si tash apo gjatë zgjedhjeve të rregullta. Edhe pozita e di se si shkohet në zgjedhje. Kuvendi duhet të shpërbëhet”, u shpreh ai.

Muja ka thënë se “ne nuk e rrëzojmë kryeministrin tonë”.

Deputeti i LV-së ka folur edhe për raportet Kosovë – ShBA.

“ShBA-ja është partnere jetike e Kosovës. Edhe LV-ja, edhe kryeministri Kurti, edhe presidentja Osmani e ndajnë një pikëpamje të njëjtë”, tha Muja.

Muja ka folur edhe më detajisht për zgjedhjet. Beson se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme del e para me 51-52 %.

“Gjendja në terren është kjo. Me votat e diasporës jemi diku 51 apo 52 %, ndërsa brenda vendit jemi diku brenda 47-49 %”, u shpreh ai./ ATV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen gjashtë vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi…