Në zgjedhjet e ardhshme, Vetëvendosja ‘më shumë se e para’

06 maj 2020 | 08:02

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja nuk i ka vënë vija të kuqe LDK-së. Kurti ka thënë se lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës kaloi në anën tjetër. “Ne nuk i kemi vënë vijë të kuqe LDK-së, por lidershipi i kësaj partie kaloi këtë vijë të kuqe dhe kaloi në anën tjetër”, ka thënë Kurti në Radio Televizionin e Shqipërisë.

Po ashtu, Kurti ka thënë se partia që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme duhet të dalë “më shumë se e para”, duke kërkuar kështu të arrijë të fitojë më shumë se gjysmën e vendeve në Kuvend, në mënyrë që të mos ketë koalicion qeverisës sikur në rastin e fundit me LDK-në.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit anglezë, bazuar në analiza gjenetike, të 7 600 qytetarëve…