Në zgjedhjet në Serbi shqiptarët garojnë të ndarë, me dy lista
17 dhjetor 2023
| 08:12
Sot në Serbi do të mbahen dy palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, lokale dhe parlamentare.
Të drejtë vote kanë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës.
Por, gara e liderëve politikë shqiptarë atje do të jetë e ndarë.
Ata do të garojnë me dy lista.
“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” nga Shqipërim Arifi.
Të drejtë vote në Serbi kanë mbi 6.5 milionë qytetarë.