Në zgjedhjet për Këshillin për Integrim në Gjermani, fitojnë tre shqiptarë
Në qytetin e Bergisch Gladbachit më 13 shtator janë zhvilluar zgjedhjet për Këshillin për Integrim në komunat e Republikës Nordrhein-Westfalen, Gjermani. Tre prej kandidatëve ishin shqiptarët Kastriot Krasniqi, Zulfi Jonuzi dhe Adnan Ljura.
Tashmë që partia në fjalë ka fituar shumicën e votova, i jepet mundësia tre shqiptarëve që në 5 vitet e ardhdhme të jenë zëri i bashkëatdhetarëve në çdo projekt, sfidë dhe angazhim.
Krasniqi është asistent i sigurimeve shoqërore i përfshirë në disa zona të qytetit Bergisch Gladbach dhe anëtar i këshillit të qytetit. Gjithashtu ai është nënkryetari i SPD dhe Këshillit të Integrimit në këtë qytet.
Ljura është koordinator për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit në disa shkolla të qytetit Bergisch Gladbach, si dhe pjesë e projekteve të ndryshme për qendrën kulturore DAIK e.V. Jonuzi vazhdon studimet dhe është pjesë e shoqatave ndërkulturore.
Të tri fituesit para fitores janë shprehur: “Qëllimi jonë është që të kërkojmë të drejtat tona të barabarta në jetën e përditshme në vendin ku jetojmë siç janë kërkimi për vendbanim, kërkim për vend të punës ose praktik pune, vend për çerdhe, shkollimi i fëmijëve tanë etj..”/DSH