Në zonën 40km/h po lëvizte 92km/h – Policia gjobit 19-vjeçarin me 300 euro, tri pikë negative e 6 muaj pezullim të lejes

31 mars 2025 | 20:15

Policia në Ferizaj ka gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative në patent-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj një 19-vjeçari që kishte tejkaluar shpejtësinë

Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti në rrugën “Rexhep Bislimi” po drejtonte një veturë VW Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h.

“Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it…