Në zonën 50 km/h voziti me shpejtësi 112 km/h, gjobitet 21-vjeçarja në Ferizaj

29 prill 2025 | 20:17

Një vajzë në Ferizaj është gjobitur pasi e njëjta ka bërë tejkalim të shpejtësisë.

21 vjeçarja me inicialet S.H, e cila po drejtonte një veturë të tipit VW Golf me targa vendore në rrugën “Driton Islami” është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 112 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë. Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e emergjencës”, bën thirrje policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në…