Në Zurich me 5 maj organizohet mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë”!
Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënave dhe fëmijëve në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 4-të të mbrëmjes bamirëse “Shpëto Jetë”, në Zurich.
Meqenëse, dy vitet e fundit ne i kemi anuluar të gjitha ngjarjet tona për ngritje të fondeve në vend e diasporë në mënyrë që të mos e rrezikojmë shëndetin e askujt, nevoja për mbështetje financiare për fondacionin tonë është e domosdoshme dhe më e rëndësishme se asnjëherë më parë.
Mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë” do të mbahet me datë 05 Maj duke filluar nga ora 19:00, në Restaurant Aubrey Schiffbaustrass 10, 8005 Zurich, ku do të shoqëroheni nën tingujt e trios së mirënjohur “Don’t listen to your neighbors”.
Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e fondeve për t’i mbuluar nevojat esenciale në spitalet tona me pajisje mjekësore dhe medikamente të cilat shpëtojnë jetët e nënave dhe fëmijëve.
Përveç dhurimit të donacioneve, mbrëmja përfshin: darkë, muzikë live, rrjetëzim me komunitetin shqiptar, dhe ankand të qetë me punime nga artistët e Kosovës.
Pjesëmarrja juaj do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm në mbështetjen e misionit tonë drejt përmirësimit të shëndetit të Nënave dhe Fëmijëve në Kosovë.
Thirrja për mbështetje dhe sponzorë është ende e hapur dhe kompanitë apo individët të cilët dëshirojnë të bëhen sponzorë dhe pjesëmarrës të ngjarjes bamirëse “Shpëto Jetë” mund të kontaktojnë në email adresën: [email protected] për të pranuar pakot tona të sponzorizimit të ngjarjes.
Për pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ngjarjes, mund t’i blejnë biletat në këtë vegëz: https://bit.ly/3JgdyRJ