Në Zvicër e bëjnë punë të kryer kalimin e Xhakës në Milan
12 nëntor 2019
| 13:56
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është një hap pranë skuadrës së njohur italiane AC Milan. Lajmi është bërë me dije nga media zvicerane “RSI”, e cila konfirmon se lojtari është duke kërkuar shtëpi në qytetin e Milanos.
Skuadra kuqezi është shumë pranë marrëveshjes me Xhakën, i cili duket me një këmbë jashtë Arsenalit, pasi tashmë dihet për “konfliktin” e hapur mes 27-vjeçarit me trajnerin dhe tifozët e Arsenalit, kështu që largimi do të ishte e vetmja zgjidhje.
Fakti që ai është duke kërkuar shtëpi në Milano, e përforcon edhe më shumë faktin, se Xhaka pritet të transferohet te kuqezinjtë, të cilët po kalojnë një krizë rezultatesh në këto javë në Serinë A.
/Epoka e re/