Në Zvicër për herë të parë mbahet panairi “Lugina e Preshevës 2023”

12 mars 2023 | 17:53

Nën organizimin e Fondit Humanitar për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në bashkëpunim me prof. dr. Lulzim Rashitin në Wetzikon të Zvicrës u mbajt panairi “Lugina e Preshevës 2023”, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Në këtë panair të parë të këtij lloji pos përfaqësuesve të 25 kompanive të cilat kanë prezantuar prodhimet dhe shërbimet e tyre, prezent ishte edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Xhoni, ai Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli, dhe ambasadorja Republikës së Maqedonisë së Veriut, Meljehat Muftarovska.

Në panairin “Lugina e Preshevës 2023” u bë promovimi i bizneseve shqiptare nga Krahina (provinca) e Luginës së Preshevës (Bujanoci, Presheva dhe Medvegja).

Ambasadori i Shqipërisë, Ilir Xhoni, ai i Kosovës, Sami Ukelli, dhe ambasadorja Republikës së Maqedonisë së Veriut, Meljehat Muftarovska kanë përshëndetur të pranishmit dhe njëzëri kanë thënë se kjo traditë e panairit duhet prezantuar prodhimet tona shqiptare në Zvicër jo vetëm për njerëzit tanë nga Ballkani, por edhe për miqtë tanë zviceranë.

“Nëse ne nuk kemi çokollata, padyshim edhe ne kemi ‘çokollatat’ tona, të mirat tona dhe kemi çfarë t’i prezantojmë qytetarëve zviceranë..”, ka thënë kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi për gazetën zviceran në shqip Le Canton27.ch.

Shkrimin e plotë në këtë link:

https://lecanton27.ch/panairi-lugina-sjell-ne-zvicer-prodhimet-e-bizneseve-nga-krahina-e-lugines-se-presheves/?fbclid=IwAR1wkRGnNvQtKyDFQ8R2i1yNh_IdJ5l7pZ3d2IPSa9Z0XoalbT-mimapfHM

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar ish-kryeministrin e Serbisë…