![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/zvicer-1.png)
Në Zvicër vazhdon samiti i paqes për Ukrainën
Në Byrgenstok, afër Luzernit, në Zvicër, sot (e diel) për të dytën ditë me radhë, vazhdojnë punimet e samitit për Ukrainën, ku po marrin pjesë liderët e më shumë se 90 vendeve dhe institucioneve të ndryshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e afro 100 liderëve nga mbarë bota.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë dje gjatë një konference për medie me presidenten zvicerane, Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”.
Ai ka thënë se ky takim kishte arritur suksesin e pritshëm.
Udhëheqësit e Italisë dhe Gjermanisë kanë kundërshtuar me forcë kushtet e armëpushimit të përcaktuara nga Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.
Të premten, Putin pretendoi se do të pajtohej me një armëpushim nëse Ukraina tërhiqte trupat nga katër rajone të cilat Rusia i pushton pjesërisht dhe pretendon se i ka aneksuar, shkruan “BBC”.