
Në zyrën e Thaçit, me Kurtin edhe japonezi Tienmu Ma
01 prill 2020
| 10:54
Në zyrën e presidentit, në takimin e tij me kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, ka shkuar edhe këshilltari i tij japonez Tienmu Ma, shtetas amerikan.
Tienmu Ma ka bërë raportin e “Gylenistëve”, të cilët qenë deportuar nga Kosova për në Turqi vitin e kaluar
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë gylenistëve vitin e kaluar, pasi kishte thënë se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga komisioni.
Presidenti kishte thënë se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, është këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje.