Neglizhon masat dhe infeksionin, realizon dasmën
15 mars 2020
| 12:49
Situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që shumë banorë të vetizolohen nëpër shtëpitë e veta dhe të marrin masa mbrojtëse në mënyrë që gjasat për infektimin e tyre të jenë sa më të vogla. Dje kryeministri i Kosovës ka dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha lokalet, kafiteritë e mos të mbahet asnjë aheng familjar për shkak se aty ku qëndrojnë njerëz më shumë ka gjasa që të preken nga ky virus. Por, ky urdhër i tij dhe kjo gjendje alarmante në gjithë botën duket se nuk thonë asgjë për një familje nga Peja, e cila sot po marton djalin. Shikoni një incizim nga vallja e krushqve:
https://www.facebook.com/100009408428936/videos/2603870256603230/