Negociatat e Brexit kalojnë në fazën tjetër
15 dhjetor 2017
| 13:38
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur marrëveshje për të kaluar bisedimet për Brexit në fazën e dytë. Kështu ka bërë me dije presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Kjo nënkupton që bisedimet do të kalojnë për çështjet si marrëdhëniet e gjata të BE-së me Britaninë e Madhe, duke përfshirë tregtinë e sigurinë.
Çështja e parë që do të diskutohet javën e ardhshme është periudha e tranzicionit pas largimit të Britanisë në mars të 2019-ës. Tusku ka paralajmëruar që ky proces do të jetë dukshëm më i vështirë.