Negociatat në kohën e Trumpit, Grenelli thotë se për shkak të progresit u fol edhe për heqjen e NATO-s nga Kosova

20 qershor 2023 | 11:10

Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, ka thënë se ish-administrata Trump kishte marrë hapa të paprecendentë për ta sjellë Kosovën dhe Serbinë bashkë.

“Për shkak se ne ishim duke bërë aq shumë progres, ne diskutuam idenë potenciale për heqjen e NATO-s nga Kosova në vitin 2020”, ka thënë ai për  “Real America’s Voice”.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova e Serbia janë pajtuar për zhvillim ekonomik, për hapje të kufijve dhe se kishte pajtim për fluturime në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Grenelli ka thënë se administrata Biden, ka vendosur që të ndryshojë politikat ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se tashmë BE-ja është në krye.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alan Giresse pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit…