Negociatat për anëtarësim në BE, Begaj: Shpresëplotë për progresin dhe suksesin
15 tetor 2024
| 12:10
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka thënë se lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Në një postim në “Facebook”, Begaj është shprehur shpresëplotë për progresin dhe suksesin integrues në BE.
“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’. Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”, ka shkruar Begaj.