Negredo pensionohet nga futbolli

06 mars 2025 | 15:03

Sulmuesi i njohur spanjoll, Alvaro Negredo, është pensionuar edhe zyrtarisht nga futbolli në moshën 39-vjeçare. Nga vera e kaluar, Negredo kishte mbetur pa skuadër, kurse sot përmes një videoje ka treguar tërheqjen nga ky sport.

Negredo është shpallur kampion i Evropës në vitin 2012 me Spanjën derisa ka luajtur për Almerinë, Real Madridin, Valencian, Sevillën, Manchester Cityn, Middlesbrough, Beshiktash, AL Nasr, Cadiz dhe Valladolid.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje derbi do të zhvillohen në xhiron e 23-të…