
Negredo transferohet tek Al Nasri
20 shtator 2018
| 15:46
Alvaro Negredo është transferuar në Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.
33-vjeçari ka vendosur të largohet nga futbolli evropian duke filluar një aventurë të re. Ai kaloi edicionin e shkuar te Beshiktashi në Turqi, por tani ka gjetur një klub të ri.
Negredo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Al Nasrin, ku do të bashkohet me ish-mesfushorin e Newcastles dhe Paris Saint-Germainit, Yohan Cabaye.