
Nehat Peci i AAK-së tërhiqet nga gara për Mitrovicën
Kandidati i AAK-së për Mitrovicën, Nehat Peci, ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë për arsye krejt personale.
“Të nderuar, ju njoftoj se për arsye personale kam marrë vendim që në mënyrë të parevokushme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021! Faliminderit të gjithëve!
Ditë më parë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e kishte zyrtarizuar kandidatutrën e Nehat Pecit për Mitrovicë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe çasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike”, kishte shkruar ai në Facebook.