Nehat Thaçi, drejtor i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës
27 prill 2018
| 10:50
Drejtori Rajonal i Policisë për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, do të jetë drejtor i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kjo është bërë me dije në mbledhjen e Qeverisë ku edhe është miratuar vendimi për emërimin e tij në këtë pozitë.
Ministri i Administratës Publik, Mahir Yagcilar, ka thënë se për pozitën e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë garuar 11 persona.
Në konkurrencë të ngushtë për këtë pozitë kanë qenë edhe Enver Rrustemi, ish-zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Rasim Selmani, drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc. Shërbimi Korrektues tash e tre vjet është udhëhequr me ushtrues detyre.