![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/B111F741-BC64-43E9-8420-3EAAF00F84C1.jpeg)
Nehat Thaçi mori pjesë në videokonferencen e zhvilluar nga International Correction and Probation Associates (ICPA)
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, mori pjesë në videokonferencen e zhvilluar nga International Correction and Probation Associates (ICPA).
Në videokonferencën përmes “Zoom” morën pjesë rreth 40 shtete anëtare të ICPA-së, ndërsa temë diskutimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe menaxhimi i pandemisë “COVID-19” në institucionet korrektuese.
Gjatë prezantimit të tij, drejtori i SHKK-së, Thaçi, i njoftoi të pranishmit rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, që ka për qëllim parandalimin dhe përhapjen e Pandemisë “COVID-19” në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, deri më tani asnjë i burgosur në Republikën e Kosovës nuk është i prekur nga pandemia.