Nehat Thaçi nis punën si drejtor i Shërbimit Korrektues
Nehat Thaçi ka nisur të enjten punën si drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Me këtë rast ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim Thaçin duke i ofruar mbështetjen e plotë në punën e tij.
“Fuqizimi i institucioneve korrektuese mbetet prioritet dhe objektivë strategjike e punës time si ministër i Drejtësisë. Sot i dëshirova mirëseardhje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë drejtorit të ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, si dhe kërkova përkushtimin e tij maksimal, pasi që është tejet e rëndësishme që Shërbimi Korrektues dhe komponentët e tij, të jenë tërësisht funksionale dhe në përputhje me standardet dhe normat evropiane. Tashmë këtij Shërbimi, do t’i qasemi me një logjikë progresive që përveç aspektit të sigurisë, do përfshijë edhe materializimin e plotë të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së personave në vuajtje të dënimit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/