Nën lot, Hysni Gucati: Gjykata nuk më la të përshëndetem me Krasniqin, e kam përjetuar rëndë
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në “Politiko” ka rrëfyer momentin e vështirë kur ishte përshëndetur me shokët në Hagë.
Gucati ka thënë se është liruar një ditë përpara datës së caktuar, ndërsa ka theksuar se lajmi për lirim ishte përcjell edhe me emocione të tjera.
“Më kanë liru një ditë përpara për qëllime të caktume. Në ora 10 në mbrëmje mu ka hap dera se është e ndalume rreptësisht mu hap dora e dhomës. Isha tu këqyrë sport, një ndeshje të futbollit. Kur u hap dera, s’rrej e kam nanën smut kogja moti dhe thash Zot na ruaj paska dek nana”, ka thënë Gucati.
Ai ka thënë se ndjenja për lirimin e tij ka qenë e mirë, por vështirësia kryesore ka qenë mendimi që shokët e tij do të vazhdojnë të qëndrojnë atje.
“Ndjenja ka qenë e mirë, por kur të nalesh kanë e len ti në burg se unë as baben, as nanën, as vëllaun as bashkëshorten e as fminë s’i kam pas më të afërt se ata. Unë kam qenë shumë i sëmurë, as prindin s’e kam pas afër sa i kam pas ata burra afër meje”, ka rrëfyer Gucati.
Teksa fliste për përshëndetjen me ish-krerët e UÇK-së, Gucatin e kapluan lotët.
Gucati bëri me dije se Gjykata Speciale nuk ia ka lejuar përshëndetjen me ish-krerët e UÇK-së.
“U përshendeta me ta. Është turp për Gjykatën Speciale që ma ndaloi të përshendetna dorë për dorë. Veç prej asaj vrime që është vogle. Në jetën time ma ran nuk e kam përjetu. Ka qenë shumë ran se Jakupi ka qenë shumë i vjetër, jam përshëndet me të gjithë, po me Jakupin e kam përjetu ranë”, ka rrëfyer Gucati. /Gazeta10/