NËN PËRKUJDESJE TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI U ORGANIZUA PROMOVIM MODEL PËR KOMBIN SHQIPTAR
Në Shkup nën përkujdesjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti e në organizim të ITSHKSH, u bë promovimi i librit: ”Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”!
Isha i nderuar që isha i ftuar nga Zëvendës Kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut miku im Artan Grubi, të merrja pjesë në këtë eveniment të madh që do të mbahet mend e do të mbetet i shënuar, si një nga promovimet më të mëdha për shqiptarët në Ballkan!
Çdo ditë e më shumë që po kalon, por edhe që do të kalojë, do të bindemi me fakte se krahas rolit të madh e të padiskutueshëm të ilegales shqiptare në rrënimin e Jugosllavisë, roli i madh dhe i padiskutueshëm i shokut e bashkëveprimtarit tim Ali Ahmeti, shqiptarit më të madh të shekullit që po jetojmë, ka qenë rol kardinal në sukseset e mëdha të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila nën udhëheqjen e Tij u bë themelueses se UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare, e cila bashkë me tri ushtritë ishte dhe mbeti determinuesja dhe flamurtarja e proceseve të mëdha të betejave,fitoreve dhe çlirimit të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi!
Abaz Gjuka njëri prej dirigjentëve më të mëdhenj të ilegalës shqiptare, dhe dirigjent fantastik të luftës për liri e çlirimit e të jetës së lirë e demokratike të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ishte dhe mbetet ëmblema dhe modeli më i përkyer i shqiptarit më besnik ndaj interesave të popullit, Atdheut dhe Kombit të tij!
Për herë të parë njëri prej themeluesve të tri ushtrive çlirimtare, Dielli i Galaktikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, deklaroi se: “… Gjeneralët që na jepnin mësim nga Shqipëria, dinin edhe foletë e dallendysheve në kazermat e Jugosllavisë…”!
Për të shtuar se:”… Edhe ne i kemi ditur të gjithë dallendyshet për bashkëpuntor të UDB-së që janë dhe çdo kush që fluturonte në çdo aeroportet e Europës, mbrenda 24 orësh ne e dinim ku është dhe çka bën…”!
Në atmosferë impozante, në mes dhembjesh e lotëve, të ngritjes në këmbë nga të pranishmit dhe duartrokitjeve te gjata në shenjë nderimi e respekti, u dorëzuan dosje për Simbolin e Rezistencës Adem Demaçi, për Gjeneralin Legjendar të UÇK-së, Heroin e Kombit Fehmi Lladrovci,për veprimtarin e madh të popullit shqiptar, ish-të burgosurin politik Tahir Hani dhe për shqiptar të tjerë atdhetar me kontribute të mëdha për kombin!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, deklaroi se do të ndriqohet me llupë gjithëçka!
Me fakte e argumente do të demaskohen jo vetëm armiqt e tradhëtarët, por edhe fallsifikatorët dhe mashtruesit, të cilët nuk kanë lënë gurë pa lëvizur e mjet pa përdorur, për të denigruar lëvizjen politiko-patriotike për çlirim, pavarësi e demokraci të shqiptarëve në ish-Jugosllavi!
Prishtinë, 12 Mars 2023!