Nëna dhe babai i Thaçit shkojnë në Hagë për ta takuar djalin e tyre
19 maj 2024
| 14:18
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për ta takuar dhe për t’u çmallur me të.
Nëna dhe babai i ish-presidentit Thaçi sapo janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Siç mësohet, ata do të qëndrojnë brenda deri në orën 16:00.
Siç shihet, nëna e ish-presidentit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.
Kjo është hera e dytë që prindërit e vizitojnë Thaçin në Hagë, i cili ndodhët në paraburgim që nga nëntori iu vitit 2020.