“Nëna dhe vajza janë mirë”, aktori i famshëm bëhet baba për herë të tretë
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Nicolas Cage dhe bashkëshortja e tij, Riko Shibata, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Riko solli në jetë vajzën e çiftit, me emrin e plotë August Francesca Coppola Cage, në një spital në Los Angeles.
Një përfaqësues i aktorit konfirmoi lajmin për “People” dhe i siguroi fansat se ‘nëna dhe vajza janë mirë’. E sapolindura është fëmija i parë i Rikos dhe i treti i Nicolas.
Aktori i Kick-Ass ka djalin Weston Coppola Cage, 31 vjeç, me ish-Christina Fulton dhe djalin Kal-El, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Alice Kim.
Nicolas dhe Rico u takuan në Japoni në vitin 2020 kur ai po xhironte filmin Prisoners Of Ghostland të Sion Sono. Pasi u fejuan në FaceTime, çifti u martuan në hotelin Wynn në Las Vegas në shkurt 2021.